Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

"Shkatërruan Tiranën, tani duan t'bëjnë Valentin te Liqeni", ironizon lojtari bardheblu: Mos harroni mimozat dhe bukën me vete, ikni andej nga erdhët!

Shkruar nga NEWSPORT

Red Vogli ka ironizuar në rrjetet sociale datën 14 shkurt, që përkon me ditën e të dashuarve ose siç njihet ndryshe "Shën Valentini". Basketbollisti i Tiranës, me sytë nga qielli falënderon Zotin për motin e "dhuruar" ditën e sotme teksa shirat e rrëmbyer kanë "pushtuar" vendin.

Siç duket shtatlarti i bardhebluve është i irrituarit me të gjithë ata që zgjedhin Kodrat e Liqenit Artificial për të festuar 14 shkurtin. Kërkon që i vetmi park i kryeqytetit të shërbejë për t'u relaksuar dhe jo si "strehë" e dashurisë për disa çifte që zgjedhin pikërisht Liqenin Artificial. Me doza të forta ironie, Vogli shkruan:

"Zot, faleminderit që sot hodhe shi në Tiranë se përveç se e kanë shkatërruar, duan të bëjnë dhe valentin te liqeni, të vetmin park që kemi në qytet. Ikni festojeni andej nga erdhët se kushedi ju del më bukur. Mos harroni tufën e mimozave, bukën me vete, veshjen karakterisitike, çunat me kostum të bardhë dhe gocat me fustan të kuq, ene yxhym".

Postimi i Red Voglit
Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga