FSHF-ja pritet të bëjë ndryshime në stafin e ekipeve Kombëtare. Rezultatet negative të arritura nga moshat ka bërë që drejtuesit e institucionit më të lartë të futbollit në vend të shkarkojnë nga detyra drejtori tekniktë ekipeve kombëtare të moshave, Dzemal Mustendanagic.
Boshnjaku prej disa kohësh është zgjedhur si drejtor teknik i ekipeve Kombëtare dhe në mbledhjen e fundit është vendosur që ai të shkarkohet duke i dhënë një tjetër post. Siç raporton "ABC Neës", Mustendanagic do t'I besohet roli i skautit në FSHF për të gjetur talentët shqiptare në botë. Tashmë ngelet vetëm përgjigja e boshnjakut nëse do të pranojë apo jo këtë post të ri.

Poll