
Interi ka nisur nga puna në merkato për të gjetur pasuesin e Hakimit. Mbrojtësi maroken u largua pas vetëm një sezoni të zikaltërit ku fitoi edhe titullin kampion e këtë merkato firmosi me PSG-në për shifrën e 70 milionë euro.
Drejtuesit zikaltër kanë piketuar Nahitan Nandez, futbollistin e Cagliarit si lojtarin ideal për të mbuluar rolin e mbrojtësit të djathtë. Lidhur me këtë interesim të skuadrës zikaltër ka folur edhe Pablo Bentancur, agjenti i Nadez. Ai u shpreh se lojtari i tij ndihet I nderuar për këtë interesim dhe gjërat po shkojnë mirë.
"Gjërat po shkojnë mirë, nga ana jonë ne jemi të nderuar nga interesimi i Interit. Me mbijetesën e Cagliari në Serie A kishte një premtim: Giulini (pres. Cagliari) do ta ndihmonte Nandez të shkojë tek një Top skuadër gjatë verës. Presidenti ka marrëdhënie të shkëlqyera me Interin, le të shohim".