Kylian Mbappe është një nga lojtarët që ka ditur të tregojë vlerat e tij. Rekordi i fundit i vendosur nga lojtari, ka të bëjë me numrin e shënuar të golave para moshës 21 vjeçare, plot 100 të tillë. Këtë shifër, Lionel Messi arriti ta kapte vetëm në moshën 22 vjeçare.
Ky është një tregues mjaft i qartë për të gjithë ata që duan të marin shërbimet e futbollistit. Shifrat ”flasin” vetë dhe një rekord i tillë vështirë se mund të thyhet.Kujtojmë që Mbappe është i lidhur shumë me një largim nga Psg, pas debateve me trajnerin Tuchel.