
Gonzalo Higuain ka mundësinë që të thyej çdo rekord në futboll përsa i përket pagës së futbollistëve, pasi ka pranuar një ofertë prej 50 milionë eurosh nga një skuadër kineze. Kështu që sulmuesi i Napolit ka mundësinë të thyejë çdo rekord, duke u bërë lojtari më i paguar në histori i futbollit. Ai do të marrë 4.1 milionë euro në muaj, që i bie 650 mijë euro në javë. Një shifër e jashtëzakonshme kjo për argjentinasin. Megjithatë ditët në vazhdim do të na tregojnë nëse 28-vjeçari do të largohet nga futbolli europian për të filluar një aventurë të re në Supërligën kineze.
[gallery columns="1" size="full" ids="15888"]
Poll