Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shënoi për herë të 3-të radhazi, Cikalleshi: Ky gol shkon për gjithë grupin, para ndeshjes ia dhamë besën për fitore

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi për herë të 3-të radhazi, Cikalleshi: Ky gol

Sokol Cikalleshi, pas fitores 4-2 me Islandën, është shprehur për RTSH se goli që ai shënoi shkon për të gjithë grupin e Kombëtares, sepse para ndeshjes ishin mbledhur bashkë dhe I kishin dhënë besën njëri-tjetrit për fitore dhe ia dolën.

"Nuk është asgjë e përfunduar, pasi do kemi një tjetër filane me Turqinë, por duhet të fitonim sot. Ekipi sot reagoi. E kemi bërë më parë këtë gjë. Goli? Është hera e parë që babai im është në stadium. Andi Lila ia bërio surprizë. Jam me fat. Ky gol shkon dedikim për grupin, sepse para ndeshjes vendosëm besën për reagim dhe ia arritëm. Ky gol shkon për ne.

Nëse sulmuesi ka shumë raste goli, bën më shumë gola. Por në ndeshjet e tjera, nuk shënon I gjithë ekipi. Një ndeshje mund ta zgjidhin edhe mesfushorët, edhe mbrojtësit. Sikurse ndodhi sot me Dermakun, ku shënoi.

Unë uroj të vazhdoj serinë e fitoreve. Në Francë nuk u gëzova shumë, porn ë fakt për këtë gol sot jam shumë I gëzuar. Me Turqinë kemi shans patjetër. Është ndeshje shumë e vështirë. Do shkojmë për fitore. Do japim maksimumin në këtë transfertë", është shprehur Cikalleshi.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga