
Mbrëmjen e djeshme Porto dhe Antëerp u përballën mes tyre në sfidën e Champions League, takim që pëfundoi 2-0 në favor të portugezve. Në fushë për Porton ishte edhe Pepe.
Ish-lojtari i Real Madrid arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës në minutën e 90+1’ të takimit. Por goli i sdhënuar nga mbrojtësi ka vendosur një rekord të ri në Champions League.
Sipas faqes së statistikave “Opta” bëhet me dije se Pepe është lojtari më i vjetër që gjen rrugën e rrjetën. Ish-i i Realit është 40-vjeç dhe 254 ditësh.
“Në moshën 40 vjeç e 254 ditë, Pepe u bë lojtari i parë i moshës 40+ që shënon gol në UEFA Champions League”, shkruhet në postimin e “Opta”.
Poll