
Teuta mori një fitore të rëndësishme 0-2 ndaj Apolonisë në transfertë. Një fitore e rëndësishme për durrsakët që tashmë kryesojnë të vetëm në krye Kategorinë Superiore. Një nga autorët e golave ishte, Lorenco Vila që në fund të ndeshjes për "Gol pas Goli", u shpreh:
"Jam shumë i lumtur për golin e shënuar, por më shumë për 3 pikët e marra. E kishim vlerësuar Apoloninën siç duhet dhe morëm 3 pikë që janë shumë të rëndësishme për ne".
Festa pas ndeshjes? "Edhe para ndeshjes kemi folur që janë edhe 10 finale, iku e kjo e na kanë ngelur edhe 9 finale të tjera".
E ardhmja? "Nuk e di, këtë gjë i takon klubit për të vendosur. Llafe për oferta ka, por e vendos klubi të ardhmen tim".
Poll