
Ëinful Cobbinah ishte padyshim lojtari I ndeshjes në sfidën Bylis-Tirana që u mbyll me rezultatin 1-3 në favor të bardhebluve. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, sulmuesi u shpreh:
Goli dhe performanca e skuadrës? “Pas dy muajsh pritje ishte rikthimi perfekt. 3 pikët dhe supergoli që shënova janë një gjë positive. Unë besoj te cilësit e mia, por më e rëndësishme është të luajmë mirë dhe të fitojmë 3 pikët e të mbajmë vendin e parë deri në fund të kampionatit.
Kur marrin vlerësim nga trajnerët e tjerë, mua më bën akoma më mirë që të bëj performanca në fushën e lojës”.
Çfarë çmimi do I vendosje vetes nëse shiteshe? “Nuk mund t’I vendos çmim vetes, këtë gjë e vendos klubi. Çdo skuadër që do shërbimet e mia duhet të flasi me klubin për të gjetur marrëveshje”.