Bernard Berisha ishte vendimtar për Akhmat Grozny në fitoren 5-0 që të tijtë morën ndaj Krasnodar. Ish-lojtari i Besës dhe Skënderbeut në Superligëm shqiptare, ia doli të shënojë dy gola të bukur, edhe pse u fut nga stoli.
Titullar i padiskutuar prej katër sezonesh me skuadrën çeçene, Berisha ishte ndër më të mirët, duke u përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Premier League ruse.
Me këtë fitore, skuadra e Berishës ka siguruar mbijetesën, duke synuar objektiva të tjerë në javët e mbetura. Shqiptari ia ka dalë të shënojë tetë gola këtë sezon.

Poll