Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shehi analizon Kupën: Ja pse futëm lojtarë të rinj, Kristal ABAZAJ gati pas Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Shehi analizon Kupën: Ja pse futëm lojtarë të rinj, Kristal

Orges Shehi ka folur pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Pas takimit me Kastriotin (2-2), trajneri i Tiranës tha për Oversport:

“Ne vinim sot pas një ndeshje të parë me rezultat të mirë. Kjo na jepte mundësinë që të fusnim lojtarë të rinj. I dhamë pak pushim lojtarëve që të jenë të gatshëm për të shtunën. Kur shkuam 2-0 hodhëm futbollistë nga Akademia. Janë të rinj, i duhet ende punë. Pra janë futbollistë që premtojnë dhe ndaj i dhamë minuta. Futëm edhe Kristalin sot. Minutat e lojës janë ato që të sjellin në formë.

Krahu i majtë? Pas largimit të Gecit, kemi mbetur vetëm me Përgjonin. Nuk kishim çfarë të bënim. Improvizuam Isenin. Është lojtar që stërvitet në 100 përqindëshin e vet. Është i kënaqur si kur luan, ashtu edhe kur s’luan. Po bën mirë nga e majta. Shpresojmë të përmirësohet gjithmonë.

Aleksi dhe Përgjoni? Të dy lojtarët kanë pasur probleme fizike. Sot paradite kanë pasur stërvitje me Kostën. Gjendja e tyre është e mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu për të qenë të gatshëm. Duke qenë se rezultati i parë na favorizoi, nuk rrezikuam t’i aktivizonim.

Abazaj? Vjen pas dëmtimit. Edhe në stërvitje është futur shumë pak ditë. Ai ka pasur ngjyrën e tretë duke qenë gjithmonë xhol. Edhe me Laçin, ndoshta rrezikuam pak. Por, duhet t’i japim minuta dalëngadalë. Pas pauzës së Kombëtares, atëherë mund të jetë i gatshëm. Minutat e lojës janë shumë të rëndësishme”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga