Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Shantazhe dhe lojëra agjentësh, Arbnor Muja kërkon garanci për minuta”, trajneri dhe menaxheri i Kosovës: Kush mendon se e ka vendin e sigurt, të mos vijë fare

Shkruar nga NEWSPORT
“Shantazhe dhe lojëra agjentësh, Arbnor Muja kërkon garanci

Arbnor Muja është kthyer në çështje te Kosova. Sulmuesi i Antwerp në Belgjikë u përfol për një kalim te Kombëtarja shqiptare duke u larguar nga dardanët. Në konferencën e sotme për shtyp të trajnerit Alain Giresse dhe menaxherit Bajram Shala, ky lajm është përgenjështruar këtë lajm duke deklaruar se lojtari ka kërkuar garanci për minuta dhe këto janë lojëra agjentësh.

“Unë i kam shpjeguar se askush nuk e ka vendin e sigurt në ekip dhe nëse ai mendon kështu, atëherë më mirë të mos vijë fare”, ka qenë i prerë trajneri francez.

Ndërkaq, menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, duke e shpjeguar tutje situatën me Arbnor Mujën, për të cilin në media është përfolur se do të kalojë te Shqipëria, ka thënë se ato janë spekulime dhe se kjo nuk është hera e parë që Kosova po shantazhohet në mënyra të tilla. Ai ka thënë se kjo kryesisht bëhet nga agjentët e lojtarëve, të cilët bëjnë presion se ata do të largohen nga Kosova për një kombëtare tjetër.

“Situata e Mujës është shumë e thjeshtë dhe të gjitha ato lajme në media rreth tij janë spekulime. Ai ka qenë që një kohë të gjatë te Kosova në të gjitha grupmoshat dhe mbetet futbollist i Kosovës. Por, shqetësues është fakti se ky është një lloj trendi që vazhdimisht ka qenë viteve të fundit, ndoshta që nuk vjen nga futbollistët por nga agjentët e tyre, duke bërë shantazh që sa herë nuk ftohet një lojtar, atëherë flitet se do të shkojë diku tjetër. Por, ne nuk pranojmë shantazhe të tilla”, ka thënë Shala.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga