Festa e birrës në Korçë ka sjellë një episod shumë të veçantë. Në listën e gjatë të personazheve publikë që kanë marrë pjesë në të ka qenë dhe gazetari i njohur Dritan Shakohoxha. Një fotografi e postuar prej tij në Instagram ka sjellë debat dhe batuta të shumta. Shako ka pozuar jo me birra “Korça” në dorë por ka zgjedhur një tjetër. “Me shishe apo kanaçe rëndësi ka të jetë birra “Tirana”. Festë e paparë, gëzon njerëzia”, kanë qenë këto fjalët e Shakohoxhës, një provokim për të gjithë korçarët. Komentatori i “Supersport” ka një kontratë 2-vjeçare me birrën “Tirana” si imazh i saj dhe ka qenë pjesë e një spoti publicitar. Kjo është arsyeja pse ka bërë këtë zgjedhje. Ndërkohë që komentuesve në faqen e tij në Instagram nuk i ka shpëtuar ky provikim dhe kanë nxituar ta korrigjojnë Shakon në disa raste e në të tjera dhe e kanë komplimentuar për këtë shaka publicitare të bërë prej tij.