Premtoi se do të zhytej në lumë, nëse Kombëtarja jonë do të fitonte me Rumaninë dhe më pas, pas fitores, konfirmoi se do ta mbante këtë premtim. Dhe zhytjen e ka bërë, por me hile, sepse është futur në det dhe jo në lumë. Pas ndeshjes historike me Rumaninë nuk i vëmë faj, sepse ishte në krye të detyrës, ndërsa një ditë më pas u nis për në qendrën e kuqezinjve, në Perros Guirec. Dhe këtu ka dashur t’u mbushë mendjen njerëzve se është një njeri i fjalës, por ka zbuluar pa dashje se është pak hileqar. Megjithatë, e meriton një “Bravo!”, sepse është përpjekur, madje ka sfiduar edhe kushtet e këqija të motit. Shako, tani matu mirë para se të premtosh!
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.