Genoa do përballet me Juventusin në orën 20.45, për javën e 16-të të Serie A. Skuadra nga Genoa ka marrë lajmin e keq, në prag të këtij 90 minutëshi. 2 pjesëtarë stafi kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus dhe janë izoluar tashmë. Sa i përket lojtarëve dhe anëtarëve të tjerë të stafit, të gjithë kanë rezultuar jo-mbartës të virusit të padukshëm.
Genoa renditet në vendin e 18-të me 10 pikë. Synimi i skuadrës së Shevchenkos është qëndrimi në elitë. Juventusi renditet në vendin e shtatë me 24 pikë.