
Teuta do të luajë ditën e nesërme në transfertë ndaj Luftëtarit. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi kërkon të rikthehet te fitorja pas rezultateve të fundit jo pozitive. Durrsakët vijnë në këtë takim pas barazimt në minutat e fundit ndaj Tiranës dhe në Gjirokastër duke parë që kundërshtari është I lehtë në letër kërkojnë 3 pikët. Ditën e sotme në konferencën për shtyp ka folur trajneri Bledi Shkëmbi dhe mesfushori Albano Aleksi.
LUFTËTARI-- "Është një përballje e vështirë, pasi ekipet e ashtuquajtura të vogla, apo që duken sikur kanë probleme ta bëjnë edhe më të vështirë. Kemi folur shumë, jemi stërvitur dhe shpresoj që nesër ta arrijmë atë që ne kërkojmë. Duhet të jetë fitorja detyrim, edhe pse në futboll nuk ka detyrime. Duhet të shkojmë e të luajmë për ta fituar ndeshjen dhe duhet ta fitojmë".
SULMI-- Të gjithë duam të shpërthejnë sulmuesit, por kjo gjë duhet bërë në fushën e lojës. Shpresoj të jetë ndeshja e duhur që lojtarët sulmues të shënojnë. Nuk janë vetëm ata të dy, janë edhe të tjerët që duhet të ndihmojnë repartin e sulmit dhe të shënojnë".
SKEMA-- "Nëse do dija ndonjë skemë që do të shënoheshin më shumë gola, atëherë do të luajë në atë mënyrë. Duhet të vazhdojmë me idenë tonë, të luajmë futbollin që kërkojmë. E thashë, shpresoj që të jetë një ogur i mirë dhe të shënojmë".
ALBANO ALEKSI - Mesfushori i Teutës, ishte krah trajneri Shkëmbi në konferencë dhe për mediat deklaroi:
PËRBALL TË SHKUARËS-- "Normale që është një ndeshje e veçantë per mua, pasi kam luajtur me ata. Shpresojmë të bëjmë një lojë të mirë dhe të arrijmë të qëndrojmë në vendet e para".
LUFTËTARI-- Siç u duhen atyre pikët, na duhen edhe ne. Jemi stërvitur mirë këtë javë. Shpresojmë të bëjmë një lojë të mirë dhe të arrijmë të marrim tri pikët.