Enis Bardhi është një nga lojtarët shqiptar që luan në La Liga. Mesfushori i lindur në Maqedoninë e Veriut është pjesë e Levantes në Spanjë, ndërsa ka zgjedhur të luajë për maqedonasit në nivel Kombëtarë. Kosova do të luajë “Play Off” e National Leauge ndaj Maqedonisë dhe në një intervistë për “KTV”, Bardhi është shprehur se do të jetë një ndeshje me emocione, por në fund do të fitojë më i miri.
Sfida ndaj Kosovës? “Mendoj se ndeshjet e tilla duhet të luhen me tifozë, sepse janë me shumë rëndësi. Besoj që do të jetë ndeshje shumë e fort dhe me tension. Duhet të kuptoj secili. Futbolli është për t’u shijuar dhe luhet për t’u fituar ndeshja. Për mendimin tim le të fitojë më i miri”.
Emocionet? “Normal emocionet nuk mund të anashkalohen. Futbolli është sport dhe besoj se të gjithë duhet ta shikojmë në atë mënyrë dhe duhet dhënë maksimumin në fushë. Maqedonia më ka dhënë shumë gjëra, siç ishte edhe Evropiani dhe më ka ndihmuar të jem këtu ku jam. Unë kam lind në Maqedoni. Si ta them, është pak e vështirë për të gjithë ne, por unë jam rrit në Maqedoni dhe është shumë kënaqësi të jem pjesë e Maqedonisë. Jemi gjashtë shqiptarë në përfaqësuese, pra gjysma e përfaqësueses jemi shqiptarë. Unë jam nip i Kosovës dhe nëse do të shkonte Kosova, unë do të gëzohesha, pasi në fund të fundit është futboll dhe le të fitojë më i miri. Por, edhe nëse shkojmë ne, kam dëshirë që Kosova të na kuptojë, ta kuptojë situatën e të gjithë ne që jemi te Maqedonia. Nuk kërkoj përkrahje, por mirëkuptim. Kam dëshirë që ndeshja kundër Kosovës të kalojë në mënyrën më sportive të mundshme. Kosova ka lojtarë shumë të mirë dhe ka kualitet, e po ashtu edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë”.
E ardhmja? “Unë te Levante kam kaluar për të bërë hapin e radhës në karrierë. Levante është shumë e rëndësishme për mua dhe për momentin jam i koncentruar te ky klub. Nëse vjen ndonjë ofertë më e mirë, normalisht se dua të shkojë sa më larg në karrierën time. Prej liga më pëlqejnë La Liga dhe Bundesliga. Golat ndaj Barcelonës i kam diçka që kurrë nuk kam për t’i harruar dhe do të më shoqërojnë gjithë jetën. Shpresoj të përsëriten”.