Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sfida ndaj Tiranës, flet sulmuesi i Laçit: Mezi po e presim këtë ndeshje, ju tregoj objektivin e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida ndaj Tiranës, flet sulmuesi i Laçit: Mezi po e presim

Laçi nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. 7 pikë në 7 ndeshje bënë që drejtuesit të largonin Starovën dhe në krye të skuadrës të emëronin Armando Cungun. Sfida e radhës për kurbinasit do të jetë ndaj Tiranës në transfertë. Në një prononcim për "Supersport", ka folur një lojtarët që ka spikatur më shumë te Laçi, Naubueze. Sulmuesi është kthyer një pikë kyçe për ekipin pasi deri më tani ka shënuar 4 gola.

"Personalisht, ndihem shumë mirë, kam përvojën time në futboll dhe mendoj që kampionatin shqiptar është shumë i fortë. Objektivi im është të shënoj gola. Përpiqem dhe punoj çdo ditë që të përmirësohem, kërkoj ta dërgoj veten time në maksimum, të jem i dobishëm për veten dhe për skuadrën. Jam i sigurt që do bëj gjëra të mira këtu. A mund të jem golashënuesi më i mirë në fund? Kam shumë besim tek vetja, ndaj pse të mos ndodhë, por, e përsëris, më duhet të punoj shumë çdo ditë.

Ecuria negative? "Nuk e kemi filluar me maksimumin e mundshëm, por besoj se do të ringrihemi. Kjo skuadër ka cilësi, gjithçka do të shkojë në rrjedhën e duhur. Tani kemi një trajner të ri dhe shumë shpejt do të gjejmë atë ritëm që të gjithë po kërkojmë, jam i bindur që rezultatet do të vijnë".

Sfida ndaj Tiranës? Po e presim me padurim këtë ndeshje kundër Tiranës, duhet të reagojmë pas rezultateve të fundit. Mendoj se do të jetë një duel shumë i fortë. Kam besim tek vetja dhe te skuadra ime dhe jam i bindur se do bëjmë shumë mirë.

Objektivi i Laçit? "Mendoj që në fund do jemi në kuotat e larta të renditjes, mjafton të mos dorëzohemi dhe të punojmë me të gjitha forcat: ne, si lojtarë, trajneri, stafi drejtues, të gjithë së bashku si një familje. Dëshira ime është ta mbyllim mes dy vendeve të para, shpresoj shumë, por kjo mbetet për t'u parë në të ardhmen", përfundoi Naubueze.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga