
Egnatia vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës. Skuadra rrogozhinase ka vazhduar normalisht stërvitjen, në prag të 90 minutëshit me Partizanin, i programuar të luhet në fundjavë.
Ekipi është në formë, pasi në 3 ndeshjet e fundit, ia ka dalë të fitojë 2 prej tyre. Egnatia mundi Kastriotin dhe Laçin, sakaq u mund nga Teuta. Debutuesit e Kategorisë Superiore rënditen në vendin e gjashtë në kampionat, teksa kanë grumbulluar 8 pikë, një më pak se Vllaznia dhe Dinamo.
Synimi është sigurimi i mbijetesës sa më shpejt që të jetë e mundur, për të mos rrezikuar më pas në fundin e sezonit. Sfida ndaj Partizanit do luhet të dielën në orën 16.45, në Air Albania.
Poll