Alban Hoxha vazhdon të vuaj dëmtimin në shpatull, kjo gjë u pa dhe në ndeshjen e Kupës ku portiere la fushën e lojës i dëmtuar. Në ndeshjne ndaj Skënderbeut, gardiani nuk i sigurtë për prezencën e tij. Në intervistën për “SuperSport” Hoxha tregon se nuk ende gati.
“Kam patur probleme që nga ndeshja e Kupës. Jemi munduar me doktorët për të kaluar këtë dëmtim, por ende nuk është e sigurt. Do të dalim të dy portierët në nxemje dhe në fund do vendosim. Me vjen mirë që mungon Bregu pasi është një lojtar me kualitet. Në ndeshjen e kaluar, më vodhi penalltin. Kemi ardhur për fitore dhe për të ruajtur vendin e parë. Nuk ka na ecur fati ndaj Skënderbeut pasi kemi bërë dy ndeshje të mira, por nuk ka ecur fati. Kemi bërë një fazë përgatitore të mirë dhe kemi marr rezultate pozitive.