Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sfida ndaj Dinamos, trajneri i Kastriotit nuk nënvlerëson kundërshtarin: Një ndeshje mjaft e vështirë, u kam thënë lojtarëve që...

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida ndaj Dinamos, trajneri i Kastriotit nuk nënvlerëson

Kastrioti do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Dinamos. Pas barazimit ndaj Burrelit, skuadra krutane kërkon me çdo kusht 3 pikë duke parë që përballë do të jetë vend I fundit në renditje. Trajneri Ndreu nuk dëshiron të nënvlerësojë kundërshtarin dhe në një prononcim për "RTSH Sport", është shprehur se kjo do të jetë ndeshje mjaft e vështirë duke parë edhe mungesat si Basha e Marku.

"Është një ndeshje mjaft e vështirë përballë Dinamos. Këtë gjë duhet t'ia bëj të ditur edhe lojtarëve. Dinamo ka ndryshuar për mirë në merkaton e janarit me afrimet që ka bërë. Nuk duhet të nënvlersojmë kundërshtarin".

Mungesat? "Cdo lojtarë i formacionit ka peshën e vet. E thash më herë që ata që do të jenë në formacion do të tregojnë që u mungojnë minutat. Jam  I bindur që do të ata do të tregojnë se nuk do të ndihem mungesat e tjera në ekip", u shpreh Ndreu. Kastrioti ndodhet në vendin e parë në grupin A të Kategorisë së Parë me me 30 pikë, 5 më shumë se vendi I dytë që mbahet nga Besëlidhja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga