
Dinamo mori fitore minimale 0-1 në Korçë me Skënderbeun, duke kthyer qetësinë në kampin Blu pas asaj humbje 6-3 me Vllazninë. Skuadra e drejtuar nga Shkëmbi ka nisur përgatitjet për sfidën me Kukësin, që luhet të premte në 19:45 në Air Albania.
Trajneri korçar do ketë gati mbrojtësin Siljanovski, që rikthehet pas pezullimit për shkak kartonash. Stafin teknik e shqetëson gjendja e Gavazaj dhe Samake, me lojtarët që nuk janë në 100 përqind. Te Dinamo mungon sulmuesi Mario Gjata, që nuk është ende gati.
Poll