
Teuta luan të mërkurë në 17:00 me Apoloninë. Sfida vlen për javën e fundit të Superligës, me durrsakët që janë në vend të parë dhe pranë titullit kampion. Për sfidën e javës së 36 mungon Albano Aleksi, që ka mbyllur para kohe sezonin.
Futbollisti nga Levani u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën me Laçin, duke plotësuar numrin katër të tyre, teksa do mungojë përballë fierakëve. Luftëtari i mesfushës ka mbyllur kështu sezonin para kohe, me Teutën që do duhet të fitojë sfidën e fundi për të kompletuar titullin kampion.
Poll