Teuta ka luajtur testin e fundit miqësor në fundjavë ndaj Laçit dhe tashmë ka nisur përgatitjet për takimin e parë të Kategorisë Superiore. Durrsakët pas fazës përgatitore në Korçë janë zhvendosur në “Olympic Park”, në Durrës ku kanë nisur stërvitjen anti-Bylis.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi ka komunikuar se sot kanë nisur zyrtarisht përgatitjet anti-Bylis.
Teuta ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e parë sezonale atë kundër Bylsit. ‘Djemtë e detit’ kane zhvilluar seancen e pare stervitore në kompleksin “Olympic Park”, aty ku do te vijon përgatijetet deri të premten. Ndërsa të shtunën në orën 19-00 do të zhvillohet takimi ndaj Bylsit.