
Juventus-Inter do të jetë sfida e javës së 37-të të Serie A. Ky takimi është i parafundit për këtë sezon dhe tashmë Liga italiane ka përcaktuar kalendarin për këtë supersfidë.
Fillimisht ishte përcaktuar që derbi i Italisë të luhej më datë 16 maj, por Liga e ka shtyrë me një ditë më para dhe ndeshja do të luhet më datë 15 maj në orën 18:00.
Interi pret që të shpallet matetakisht kampion në dy ndeshjet e radhës Crotones dhe Sampdorias pasi zikaltërve u mjaftojnë 5 pikë për ta bërë zyrtare. Ky takim do të jetë i rëndësishëm për Juventusin që rrezikon një vend në Champions për sezonin e ri, ndërsa për Interin do të jetë thjesht një formalitet.
Poll