
Liverpool po kalon një sezon shumë të vështirë teksa është jashtë garës për titull dhe tashmë është eleminuar edhe në Champions League. Lojtarët e afruar në merkato nuk kanë arritur të marrin përsipër ekipin, pavarësisht se Darëin Nunez po fillon të shënojë gola.
Largimi i Sadio Mane ka lënë shumë boshllëqe në sulm por partneri i tij në krahun e majtë, Andrew Robertson nuk është i këtij mendimi. I pyetur së fundmi se a ndihej mungesa e Mane, mbrojtësi i majtë shprehet se janë të kënaqur me lojtarët e rinj.
“Të jem i sinqertë, jo. Mos më keqkuptoni, unë pata një marrëdhënie fantastike me Sadio për sa i përket meje dhe atij në krahun e majtë për pesë vjet. Ai ishte një kënaqësi për të luajtur me të, çdo ndeshje. “Më pëlqente të luaja me të, ne u lidhëm shumë mirë. Ai më ndihmoi të kthehesha, ashtu siç e ndihmova unë të shkonte përpara.
Dhe po, ne u lidhëm shumë mirë. Kur ai u largua, ndoshta nuk kishte njeri më të mërzitur se unë për shkak të marrëdhënies që kishim. Por ne kemi lojtarë fantastikë që mund të luajnë në pozicionet e tyre. Ne sollëm Darvin Nunez, i cili ka qenë shumë i mirë në fillim. Diogo Jota mund të luajë atje, por i cili ka qene i lënduar.
Ne kemi qenë pak të pafat me lëndime, mendoj se sapo t'i kthejmë ata plotësisht në formë, atëherë po. Shiko, Sadio ishte një lojtar i mrekullueshëm, një legjendë e Liverpool, por ai donte të shkonte dhe ai shkoi në Bayern Munich dhe ne i urojmë atij gjithë të mirat.”-tha Robertson.