
Vinicius për të disatën herë bie pre e racizmit në Sevilla. Edhe në sfidën që Reali zhvilloi kundër Sevillas, takim që u mbyll 1-1, braziliani u vu në shënjestër nga tifozët, të cilët nisën ta oferndonin.
Menjëherë ka reaguar lojtari në rrjetet sociale, teksa fillimisht falenderoi Sevillan që reagoi shpejt ndaj të tillë situate, por gjithsesi theksoi se njerëz të tillë do të duhet të dënohen si kriminelë.
“Unë e përgëzoj Sevillan për reagimin dhe ndëshkimin e shpejtë në një tjetër episod të trishtuar të futbollit spanjoll.
Fatkeqësisht, kam akses në një video të një sjelljeje tjetër raciste në ndeshjen e së shtunës, e cila këtë herë u shfaq nga një fëmijë. Është e trishtueshme që nuk ka njeri që ta edukojë atë. Unë investoj shumë në arsimin në Brazil për të rrënjosur qëndrime të ndryshme në qytetarët.Fytyra e racistit të sotëm është postuar në internet edhe në disa raste të tjera.
Shpresoj që autoritetet spanjolle të bëjnë pjesën e tyre dhe të ndryshojnë ligjet për mirë. Këta njerëz duhet të dënohen si kriminelë. Do të ishte një hap i parë i madh në përgatitjen për Kupën e Botës 2030. Unë jam këtu për të ndihmuar. Më vjen keq nëse më duket sikur po e përsëris veten, por ky ishte episodi numër 19. Dhe vazhdon”, shkroi futbollisti i Real Madridit.