Tashmë nuk ka më dilema, Maicon do të rikthehet në Itali. Ish-mbrojtësi i Interit do të firmosi në merkaton e janarit me Sona Calcio që militon në Serie D, ligën e 4 italiane dhe do të qendrojë deri në fund të sezonit. 39-vjeçari brazilian do të mbërrijë në Itali në muajin janar e më pas do të bashkohet me skuadrën e re menjëherë për të nisur këtë aventurë.
Maicon është një emër I njohur në Itali e kryesisht për tifozët e Interit pasi arriti të fitoi tripletën me zikaltërit në 2010. Lajmi për arritjen e marrëveshjes konfirmohet edhe eksperiti I merkatos në Itali, Nicolo Shcira që tregon detajet e marrëveshjes.
Poll