
Gabriele Gravina ka folur për situatën në të cilën gjendet futbolli në Itali. Presidenti i Federatës së Futbollit Italian ka deklaruar se kampionati do të nisë kur gjithçka të ketë kaluar.
Ai kurrësesi nuk pranoi faktin se fati i titullit mund të vendoset në tavolinë. Përkundrazi për mediet përtej Adriatikut është shprehur se futbolli do të mund të rinisë edhe në muajt korrik ose gusht.
"Nuk dua të humbas shpresën për të rinisur këtë sezon. Do të bëj gjithçka për ta bërë të mundur. E kam të vështirë të heq dorë. Jam i vetëdijshëm se është shumë herët të mendohet për datën, por duhet të mendojmë pozitivisht. Do të kërkojmë nga UEFA dhe FIFA ta rinisim sezonin në korrik dhe gusht", deklaroi ai.
Poll