Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Serbët i vranë gjyshin, MODRIC ka një motiv më shumë për të synuar finalen e Kupës së Botës

Shkruar nga NEWSPORT
Serbët i vranë gjyshin, MODRIC ka një motiv më shumë
Argjentina ka përballë Kroacinë në gjysmëfinalen e parë që do të luhet mbremjen e sotme duke nisur që nga ora 20:00. Një takim që vendos edhe për skuadrën finalist të këtij turneu. Messi përballë Modriç, të dy lojtarët në “vallëzimin” e fundit në këtë turned he pikërisht maestro i Kroacisë ka një motiv më shumë për të syunuar edhe finalen e madhe. Më 18 dhjetor, datë kur luhet edhe finalja e madhe është një numër i ngulitur fort te mesfushori i Realit. Pikërisht në këtë datë serbët i kanë vrarë gjyshin, emri i të cilit ishte Luka. Më 18 dhjetor 1990 familja e tij përjetoi tragjedinë e vrasjes së gjyshit të vrarë nga rebelët serbë. Vrasja ndodhi para shtëpisë së familjes Modric, në shpatet e malit të Velebit, në veri të vendit dhe në kulmin e luftës kroate për pavarësi, e cila filloi në vitin 1991 dhe zgjati deri në vitin 1995.  “Ende e mbaj mend mirë gjyshin tim. Ai ishte mbrojtësi im. Unë kam të njëjtin emër si ai. Jam i trishtuar që nuk mund të shoh gjithçka që kam arritur. Por ai padyshim është atje lart duke më shikuar dhe duke brohoritur për mua. E di që do të bëhet krenar. Nuk e dija çfarë ndodhi kur e sollën në shtëpi. E vetmja gjë që ndjeva ishte trishtimi. Babai më përqafoi dhe më drejtoi te arkivoli dhe më tha: ‘Bir, shko thuaj lamtumirë gjyshin tënd’. Nuk mund ta kuptoja se ishte hera e fundit që do ta shihja. Prindërit më nxorën nga dhoma, donin të më largonin nga tragjedia. Më pikëllon në zemër sa herë që e mendoj”, përfundoi Modric gjatë filmit dokumentar Kapitenët, prodhuar nga FIFA.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga