Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

"Sentila, sot Donaldin e ke bashkëshort dhe jo më shok", kur bukuroshja e stadiumit të LUFTËTARIT mohonte lidhjen me Rapon

Shkruar nga NEWSPORT
"Sentila, sot Donaldin e ke bashkëshort dhe jo më shok", kur

"E kam shok, erdha nga Tirana për Luftëtarin", kjo është deklarata e Sentila Malaj në një intervistë të dhënë për newsport.al në janar të vitit të shkuar.

Bukuroshja nga Gjirokastra vendosi të kurorëzonte me martesë dashurinë e saj me futbollistin e Luftëtarit, Donald Rapon. Edhe pse më parë ishte shprehur si ishte në stadium për Luftëtarin dhe se Rapon e kishte thjeshtë shok, me sa duket dy të rinjtë kishin nisur flirtimet me njëri-tjetrin.

"Si aparencë më pëlqen Donaldi", shprehej ajo asokohe duke treguar kiminë që kishte lindur mes dy të rinjve. Për t'iu ruajtur medieve rozë, si Rapo ashtu dhe bukuroshja Sentila kishin zgjedhur ta mbanin lidhjen e tyre të distancuar nga to.

Më në fund ata ia bënë "bam" duke bërë një ceremoni të veçantë, ku nuk mund të mungonte edhe stadiumi i Luftëtarit. Të mësuar me gola të jashtëzakonshëm nga Donaldi, ky i fundit me siguri është i papërsëritshëm. Urime çiftit nga stafi i redaksisë newsport.al dhe këtë herë, Sentila, Donaldi s'është më thjesht shok, por shoku i jetës!

Tags:

GOSSIP

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga