
Sebino Pluku u largua nga Kategoria Superiore për të firmosur në Kosovë te Llapi. Ish-sulmuesi i Kamzës sezonin e fundit ka nisur të shkëlqejë te skuadra e re. Pas një mungesë për shkak dëmtimi, Plaku ka shënuar golin e parë në miqësoren e sotme.
Llapi fiton bindshëm ndaj Ramiz Sadikut 4-1
Golashenues: Sebino Plaku 17', Labinot Osmani 58', Blendi Memaj 65' & Enis Zabërgja 89'
Podujevë, 9 gusht 2019 - Ka vazhduar seria pozitive në ndeshje kontrolluese nga Llapi. Sot djelmoshat llapjanë mposhtën skuadrën nga Liga e Parë, Ramiz Sadikun me rezultat 4-1.
Serinë e golave e hapi Sebino Plaku, i cili realizoi pas një aksioni të ndërtuar mirë nga skuadra. Me këto shifra u mbyll pjesa e parë, kurse 'shpërthimin', futbollistët e Llapit e kishin rezervuar për pjesën e dytë, ku përmes Labinot Osmanit, Blendi Memajt e Enis Zabërgjës rritën epërsinë dhe arritën fitore bindëse.
Njëherit, sot skuadra ka shkëlqyer në ndeshjet parasezonale, teksa mbi 200 shikues të pranishëm në stadiumin "Zahir Pajaziti" u ndanë të kënaqur me lojën e mirë të futbollistëve tanë.