Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

SADIKU foto familjare, komenti epik i Bes KALLAKUT: Nuk ndryshojmë ne katunarët jo...

Shkruar nga NEWSPORT

Armando Sadiku është një nga sulmuesit kryesor të Kombëtares, i cili kohët e fundit është rikthyer sërish protagonist në fushë me ekipin e tij në Spanjë tek Malaga. Sadiku së fundmi ka postuar një foto të me familjen e tij, por nuk i ka shpëtuar dhe ngacmimeve të "VIP-ave" shqiptarë. Është aktori Bes Kallaku ai i cili ka kapur një detaj në foto dhe nuk ka nguruar ta ngacmojë. Kallaku ka parë detajin e çorapeve të veshura nga babai i Sadikut, i cili edhe pse me atlete sportive, nuk i ndahet zakonit të shqiptarëve, "çorape të gjata" pavarësisht se çfarë këpucësh ke.

"A nuk ndryshojmë ne katunarët joooo, mirë ti e ke rregullu dorën te vetja, po baba me atlete rozë ene çorape të zeza të gjata", shkruan Kallaku në foton e postuar nga Armando Sadiku.

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu