Radio Televizioni Shqiptar ka njoftuar sportdashësit se sot, do të transmetohen tre ndeshje në dy kanalet e tyre, Rtsh dhe në kanalin e dedikuar për sportin Rtsh Sport.
Në njoftimin e televizionit publik thuhet se do të transmetojen pa pagesë, fillimisht ndeshja Kroaci-Kosovë në orën 14:30, Slloveni-Greqi në 15:30 dhe Holandë-Bullgari në orën 18:00.
Përvecc trasmetimit të ndeshjeve të Kombëtares, Rtsh gjithmonë e më shumë po përqëndrohet te sporti, madje ky kanal ka dhe të drejtën televizive për të transmetuar ndeshjet e Botërorit "Rusi 2018".
Poll