Ilkai Gyndogan rrezikon të mbyllë sezonin pas dëmtimit që pësoi një javë më parë në ndeshjen ndaj Uatfordit.
Mesfushori i Mançester Sitit dëmtoi ligamentin e gjurit dhe doli nga fusha duke çaluar.
Fat i keq për gjermanin që ka vuajtur shumë nga dëmtimet e shpeshta. Por, ajo që ra në sy dje para takimit kundër Arsenalit, ishte veshja e fanellës së Gyndoganit nga ana e lojtarëve të Mançester Sitit.
Shokët e skuadrës së mesfushorit gjerman u shfaqën para takimit me fanellën e Gyndoganit për t'i dhënë kurajë në këtë moment të vështirë për karrierën e tij.
[caption id="attachment_66052" align="alignnone" width="642"] Lojtaret e Sitit para takimit te djeshem kunder Arsenalit, mbajten veshur fanellen e Gyndogan [/caption]