Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rrëfehet trajneri i portierëve të Partizanit: Tifozët e kuq të rrëqethin, Demi ambicioz...

Shkruar nga NEWSPORT

Mario Capece, trajneri i portierëve të Partizanit ka dhënë një intervistë për mediat elektronike italiane, ku ndër të tjera është pyetur edhe për aventurën e tij te klubi i kuq.

"Aktualisht jemi në një garë treshe për titullin kampion. Jemi një ekip i rëndësishëm dhe me një tifozëri që të rrëqeth.

Tifozët janë forca e vërtetë e Partizanit. Presidenti i klubit është një person ambicioz që ka vendosur në dispozicion gjithçka që na nevojitet për të fituar titullin kampion.

Do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin. Në skuadër kam portierë të rëndësishëm siç është Alban Hoxha, i cili është gjithashtu edhe portieri i Kombëtares.

Është edhe Xhika, një simbol i klubit, duke ditur se ka 10 vite te Partizani. Portieri tjetër që kam në dispozicion është Dajsinani, një lojtar shumë i talentuar, 18-vjeç, i cili është pjesë e Shqipërisë U-21", deklaroi Mario Capece.

partizani1

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga