Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Rrëfehet mbrojtësi kuqezi: Ja pse e zgjodha Kombëtaren Shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Rrëfehet mbrojtësi kuqezi: Ja pse e zgjodha Kombëtaren Shqiptare

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares Shqiptare dhe Kaizerslautenit, Naser Aliji, ka qënë i ftuar në emisionin “FlutLicht” në televizionin SËR ku ka folur për zgjedhjen e tij për të veshur fanellën e përfaqësueses kuqezi edhe pse kishte mundësinë të luante për Zvicrën duke qënë se është rritur aty.

Ai ka treguar gjithashtu tiparet e tij zvicerane dhe shqiptare.

“Kam luajtur për ekipet përfaqësuese të moshave në Zvicër, përpara se të zgjidhja kombëtaren shqiptare. Ishte një dëshirë e imja për të qenë pjesë e kuqezinjve, duke patur parasysh se ai ishte atdheu i prindërve të mi dhe gjithashtu dhe trajneri arriti të më bindë dhe të më jap sigurinë se me Shqipërinë do të arrinim diçka të madhe.

Kualifikimi në Europian ishte një krenari e madhe për të gjithë ne, na bëri të ndihemi krenar, teksa shikonim lumturi në sytë e njerëzve tanë. Janë disa gjëra që nuk harrohen kurrë, dhe Europiani ishte një prej tyre.

Nëse do të ishte për mua do të luaja 24 orë futboll në ditë, vetëm se nuk e di a do të më mbanin më këmbët.

Në stërvitje impenjohem shumë, dhe besoj se korrektësia është një tipar zviceran i imi, ndërsa pasioni me të cilin luaj dhe karakteri që unë kam është ana ime shqiptare”, tha Aliji.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga