Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Më i miri tek Flamurtari, flet talenti RRAPAJ: Për momentin mendoj vetëm Flamurtarin, të gjithë luajmë me zemër

Shkruar nga NEWSPORT
Më i miri tek Flamurtari, flet talenti RRAPAJ: Për momentin mendoj

Sfida në Vlorë, midis Flamurtarit dhe Skënderbeut përfundoi në barazim 1-1. Sfida ishte e hapur për 90 minuta, me skuadrat që humbnin raste të shumta para porte. Flamurtari nuk shijon akoma fitoren e parë në këtë sezon dhe ndodhet në vendin e fundit me 3 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e 7 me 14 pikë.

Më i miri i ndeshjes u zgjodh talenti Rrapaj, i cili pas ndeshjes dha një intervistë për Supersport.

"Mendoj që mund ta quaj një ndeshje të mirë. Dhamë maksimumin, mund ta kishim fituar ndeshjen. Por që me barazimin jemi të kënaqur", tha talenti Rrapaj.

"Kam patur disa mundësi për ekipe jashtë. Por për momentin mendoj vetëm Flamurtarin. Dua të jap maksimumin këtu", u shpreh Rrapaj.

Ju thonë kundërshtarët ç'ju duhet fitorja?

"Jo nuk ka patur kështu. Ne gjithmonë para ndeshjes mblidhemi të gjithë dhe i lëmë para ndeshjes. Themi duhet të luajmë me zemër dhe mos ti mendojmë problemet", tha Rrapaj.

Nevil Dede, trajneri i shpresave e pyet, po tek ne do vish?

"Mezi po e presm, presor", përfundoi talenti Rrapaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga