Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

"Ronaldo i ka shkruar gjysmës së vajzave në Milano", prezantuesja seksi akuzon futbollistët: Shkojnë në festa për të gjetur të dashura

Shkruar nga NEWSPORT

Vajzat e showbiz-it kudo në botë janë shpesh herë të komentuara për marrëdhëniet e tyre me futbollistët. Sara Croce prezantuesja seksi e emisionit "Avanti un altro", e ftuar në një nga emisionet në Itali ajo ka folur për disa tema pikante në lidhje me botën e futbollit. Përveçse një tifoze e Milanit, Croce ka zbuluar kontaktet që ka patur nga Cristiano Ronaldo dhe jetën e shturrur që bëjnë futbollistët.

"Ronaldo i shkruan vajzave në rrjetet sociale. Dikush I dha atij numrin tim dhe unë u zemërova shumë për këtë. Megjithatë ai filloi të më shkruante në Ëhatsapp, por nuk kishte një fotografi dhe nuk e besova. Më pas më tha që do të bllokoj dhe zhbllokoj në Instagram, aty e kuptova që ishte ai. Ai ishte me të vërtetë Cristiano dhe unë isha tallur", tha Croce në lidhje me bisedën me futbollistin e Juventus.

"Futbollistët lënë gratë me fëmijë në shtëpi dhe shkojnë nëpër festa. Unë flas sepse I di këto dhe shumë herë më kanë ftuar, por nuk kam shkuar. E di që Ronaldo I ka shkruar gjysmës së Milanos, I njoh ato vajza të famshme dhe të bukura. Ato takohen në festa që janë posaçërisht për të gjetur një të dashur", shtoi ndër të tjera prezantuesja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga