Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Ronaldo i çudit të gjithë, ja çfarë bën në dush me shokët

Shkruar nga NEWSPORT
Ronaldo i çudit të gjithë, ja çfarë bën

Cristiano Ronaldo ka disa siellje të çuditshme. Kemi parë nervozizëm me gazetarët në Europian, por ende nuk keni mësuar se çfarë ai bën në dush kur është me shokët e skuadrës. Këtë detaj e ka zbuluar portieri i Portugalisë, Jose Fonte. I kontaktuar nga mediat ai ka zbuluar një detaj që e tregon sulmuesin se është mjaft konkurrues në çdo aspekt të jetës.

“Ronaldo vjen në dhomat e zhveshjes dhe thotë: ‘Unë bëj më shumë pompa në dush se ti’. Dhe po, atë e bën. Ai bën më shumë pompa se kushdo tjetër. Në këtë mënyrë tregon se sa i pëlqen konkurrimi. Me këtë gjë është shumë përpara të tjerëve”.

“Më pëlqen Messi, por Ronaldo është Ronaldo. E njoh qysh të vogël, ndërsa e kam parë miliona herë në stërvitje. Kur të gjithë të tjerët shkojnë në shtëpi, ai vazhdon të trajnohet”, ka treguar portieri.

Tags:

GOSSIP

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga