
Roma tenton goditjen e bujshme në merkato. Me ardhjen e Mourinho në stol, skuadra kryeqytetase po tenton të bëjë disa afrime cilësore. I pari në listën e trajnerit portugez është Marcelo, mbrojtësi i Real Madrid.
Braziliani ka kontratë deri në 2022 me Real Madrid dhe rinovimi nuk ka ndodhur ende dhe ekziston mundësia që "los blancos" ta largojnë me parametra 0, ashtu siç bën me Sergio Ramos.
Duke parë këtë situatë, Mourinho kërkon të përfitojë dhe ka kontaktuar mbrojtësin. Të dy njihen mjaft mirë pasi kanë punuar së bashku te Reali dhe trajneri portugez po tenton ta bind me të gjitha mënyrat.
Për momentin situata duke pak e vështirë, por në ditët në vijim pritet të ketë të reja pasi Marcelo mund të përfundojë sërish në stol edhe me Ancelottin e në këtë mënyrë mund të kërkojë largimin nga Madriditi.