
Granit Xhaka është emri më i përfolur për Romën. Prej një viti tanimë Jose Mourinho kërkon lojtarin në ekip, me shqiptarin që është pjesë e Arsenal.
Veç Romës, The Times bën me dije se edhe dy klube të tjera nga Serie A kërkojnë kapitenin e Zvicrës. Bëhet fjalë për Fiorentinën dhe Udinesen. Dy klubet kanë kontaktuar me agjentin e lojtarit, por nuk janë të gatshëm për të paguar shuma të mëdha për lënien e tij të lirë nga Topçinjtë.
Me kontratë deri në 2024, Xhaka kërkon një mundësi në Serie A, pasi duket se te Arsenal nuk e ka më vendin e sigurt në formacion.
Poll