
Roma është në bisedime me Arsenalin për të zgjatur huazimin e Henrikh Mkhitaryan edhe për një vit.
Mesfushori i Romës, Henrikh Mkhitaryan, i cili i përket Arsenalit, mund të qëndrojë në Romë edhe për një vit. Il Tempo shkruan se verdhekuqtë u kërkuan Topçinjve mundësinë e zgjatjes së huazimit të 31-vjeçarit edhe për një vit.
Kontrata e mesfushorit armen me Arsenalin zgjat deri në vitin 2021. Këtë sezon, ai luajti 13 ndeshje në Serie A dhe shënoi 6 gola.
Poll