Abaz Karakaçi ka rinovuar me skuadrën e Kastriotit për sezonin e ri futbollistik. Në edicionin e ardhshëm, ai do të mbajë shiritin e kapitenit për fanelën krutane. Mesfushori ka bërë një postim në rrjetet sociale ku falënderon presidentin për mundësinë e dhënë.
Shkodrani shpreh bindjen se Kastrioti do të rivalizojë deri në fund denjësisht çdo kundërshtar. Në postimin e tij, Karakaçi shkruante:
“I jam falënderues presidentit që besoi te unë për të shkuar më tej e gjithashtu për të gjithë tifozët e Kastriotit. Me bindje e them që këtë vit ne do të jemi një ekip luftarak dhe pretendues”.
