Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ringritja e Milanit, Fiorentino Perez injoron të tjerët: Ky është rivali ynë në 50 vite

Shkruar nga NEWSPORT

Milan është rikthyer të jetë protagonist në futboll. Klubi kuqezi ndodhet vetëm 1 pikë larg fitimit të titullit kampion dhe mund ta bëjë të dielën në orën 18:00 në transfertën e Sassuolos. Ka 11 vite që mungon trofeu më i rëndësishëm në muzeun e klubit, kur më përpara e kanë fituar 18 herë.

Në skenë është shfaqur presidenti i Real Madrid për të komentuar ringritjen e Milanit. Fiorentino Perez ka injoruar rivalët e tjerë, përfshirë dhe Barcelonën duke i konsideruar kuqezinjtë rivalin e madrilenëve në 50 vite.

“Jam i lumtur që Milan po ringrihet. Rivali ynë ka qenë Milani për 50 vite, jo Barca apo dikush tjetër”, u shpreh Fiorentino Perez. Kujtojmë se Milani ka fituar 7 Champions duke qenë të vetmit që ndjekin Real Madrid me 13 të tillë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga