
Largimi i tij nga Liverpool për tek Manchestee City bëri bujë. Shumë e quajtën tradhtar, por fjalët e thëna sonte tregojnë të kundërtën. I pyetur nga një fans në instagram, Raheem Sterling nuk thotë as po e as jo, duke lënë të hapur një rikthim të mundshëm tek të kuqtë.
"Për të qenë i sinqertë me ty e dua Liverpoolin. Ata janë gjithmonë në zemrën time. Liverpool bëri gjithçka që un të rritem" - shprehet Sterling. Në fakt, Klopp nuk e ka kërkuar vitet e fundit. Vera do jetë e "nxehtë" dhe një nga transferimet e mëdha mund të jetë ky. Nëse Guardiola largohet nga City dhe nëse pezullimi në Champions nuk hiqet, gjasat që Sterling të kalojë në "Anfield" rriten. Për momentin, të kuqtë janë të fokusuar në objektiva të tjerë.