
Flamurtari ka vuajtur shumë mungesat e lojtarëve në javët e fundit të Superligës dhe grupi nuk ka qenë asnjëherë i plotë te kuqezinjtë. Por në prag të takimit me Laçin duket se trajneri Duro po buzëqesh për shkak të rikthimit nga dëmtimet të disa prej titullarëve të ekipit. Uesini dhe Sidibe duket se do jenë totalisht të gatshëm.
Nga ana tjetër edhe Bicaj ka filluar me stërvitjen individuale kurse Juffo ka punuar me grupin pas një periudhe të gjatë dëmtimi. Për ta do vendoset para ndeshjes nëse do jenë apo jo pjesë e formacionit kundër Laçit.
Poll