Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Rikthim për herë të pestë, Laçi: Te Stavri besojmë, luftojmë sëbashku profe!

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthim për herë të pestë, Laçi: Te Stavri

Laçi u rikthye sërish te fitorja pasditen e djeshme teksa mposhti Teutën me përmbysje në Niko Dovana. Një fitore shumë e rëndësishme për objektivin e skuadrës që tashmë shkon në kuotën e 36 pikëve në vendin e gjashtë duke hedhur një hap të rëndësishëm në luftën për mbijetesë.

Pas largimit të Gentian Mezanit, Stavri Nica drejtoi skuadrën ditën e djeshme por kjo nuk është hera e tij e parë pasi tekniku 68-vjeçar është gjithmonë pranë skuadrës kurbinase kur pankina mbetet bosh dhe dje ishte hera e tij e pestë që rikthehej në detyrë.

Ditën e sotme, klubi i Laçit ka ndarë një postim në rrjete sociale ku mbështet trajnerin Nica i cili është gjendur pranë skuadrës prej shumë vitesh tashmë.

“Luftojmë së bashku Profe. Si dikur, si gjithmonë. Para Laçi! Te Stavri besojmë!”-shkruan klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga