
Një ditë e paharrueshme do të jetë ajo e djeshmja për Albion Avdiajn, i cili shënoi 6 gola në ndeshjen e Kupës së Lihtenshtejnit për ekipin e tij, Vaduzin që fitoi 11-0 kundër Rugel.
Një statistikë e frikshme brenda një ndeshjeje të vetme për sulmuesin shqiptar, i cili është rikthyer në formën e tij më të mirë pas një dëmtimi të rëndë që e la jashtë fushave të blerta për disa muaj.
Skuadra e Vaduzit merr pjesë në kampionatin e Zvicrës, por ndeshjet e Kupës i zhvillon për llogari të futbollit të Lihenshtejnit.
Poll