Ditën e enjte në "Elbasan Arena" do të luhet takimi Skënderbeu-Dinamo Kiev. Kjo do të jetë ndeshja e 5-të e korçarëve e vlefshme për fazën e grupeve në Grupin B. Ky takim do të gjykohet nga një treshe austriake e cila do të ketë gjyqtar kryesor 40-vjeçarin Oliver Drachta.
Drachta ka një përvojë 7-vjeçare në arenën ndërkombëtare ku ka gjykuar edhe një numër të madh ndeshjesh.
Gjyqtar: Oliver Drachta
Asistent: Roland Brandner
Asistent: Stefan Kuhr
Gjyqtar i 4-t: Roland Riedel
Vëzhgues: Rodger Gifford
Delegat i UEFA-s: Ionel Piscanu
Poll